Moyes afër Galatasarayt

David Moyes është afër të gjejë punë. Ish menaxheri i Manchester Unitedit është në bisedime me Galatasarayn rreth mundësisë së emërimit në postin e trajnerit.

Sport

27/06/2014 16:31

David Moyes është në Stamboll për t’u takuar me presidentin e Galatasarayt, Unal Aysal dhe biseduar rreth mundësisë së angazhimit të tij në postin e trajnerit të gjigantit turk.

Pas largimit të Roberto Mancinit, Galatasaray është në kërkim të një trajneri të ri dhe Moyes është një prej favoritëve. Moyes është i lirë pas largimit nga aventura e dështuar në krye të Manchester Unitedit.

“Presidenti dëshiron të bisedoje më Moyesin edhe pse ai nuk është favorit për bankinën e Galatasarayt. Do të presim përfundimin e Kampionatit botëror, sepse në listën tonë janë edhe Low dhe Klinsmann”, ka thënë një zëdhënës i Galatasarayt për të përditshmen britanike “The Guardian”.