Mourinho zgjedh Costan

Chelsea është i gatshëm të hidhet në sulm për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa. Reprezentuesi spanjoll është objektivi kryesor i gjigantit londinez. Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i ka thënë kryesisë së klubit se angazhimi i një sulmuesi të nivelit botëror duhet të jetë prioriteti kryesor i tij gjatë afatit kalimtar të…

Sport

13/03/2014 16:45

Chelsea është i gatshëm të hidhet në sulm për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa. Reprezentuesi spanjoll është objektivi kryesor i gjigantit londinez.

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i ka thënë kryesisë së klubit se angazhimi i një sulmuesi të nivelit botëror duhet të jetë prioriteti kryesor i tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, pavarësisht spekulimeve rreth interesimit për yje si Luis Suarez, Gonzalo Higuain, Wayne Rooney dhe Radamel Falcao, Mourinho besohet se ka njoftuar drejtuesit e Chelseas se Costa është sulmuesi të cilin preferon ta ketë në dispozicion.

Costa është duke kaluar një stinor të jashtëzakonshëm në La Ligë me 21 gola në 26 ndeshje dhe është shndërruar në një prej sulmuesve më të mirë në Evropë.

Forma e tij nuk ka shkuar pa u vërejtur pasi Real Madrid dhe PSG kanë shprehur interesim për transferimin e tij, por Chelsea është favorit për ta sjell në Stamford Bridge.