Mourinho viziton vendin ku do të mbahet Kampionati Botëror 2022, pamje mahnitëse

Jose Mourinho po e shfrytëzon në maksimum kohën e tij si i pa punë.

Sport

21/01/2019 22:07

Që nga shkarkimi i tij nga Manchester United, portugezi po merret me ekzibicione të ndryshme dhe po shijon “jetën private”.

Ai fillimisht ka lidhur një kontratë me “BeIN Sport” ku po paraqitet si komentator dhe analist i ndeshjeve të Kupës së Azisë.

Së fundmi, “Special One” ka zgjedhur që ta vizitoj Katarin, vendin ku do të mbahet Kupa e Botës 2022, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

55 vjeçari udhëtoi së bashku me Ricardo Formosinho, në një udhëtim në “Al Wakrah Stadium” ku u mahnit nga pamjet.

“Pres që në 2022 të jem një trajner i ndonjë skuadre, dhe atëherë nuk do të jem kaq i lumtur që në mes të verës lojtarët e mi udhëtojnë për Kupën e Botës” ka thënë Mourinho.

“Por, duhet ta pranoj se këtu gjithçka duket e jashtëzakonshme” ishin fjalët e ish trajnerit të United.

Më poshtë mund të shihni fotografi nga vizita e Mourinhos në Katar. /Lajmi.net/