Mourinho vërtet Special

Jose Mourinho është Special One. Këtë e kemi mësuar me kalimin e kohës, prej kur ai na tregoi së pari pas prezantimit në fillim të aventurës së parë tek Chelsea. Mirëpo, strategu portugez vazhdon të dëshmojë se është vërtet i tillë. Nuk e kemi fjalën për rezultatet e skuadrave të tij – tituj të shumtë…

Sport

17/01/2014 21:16

Jose Mourinho është Special One. Këtë e kemi mësuar me kalimin e kohës, prej kur ai na tregoi së pari pas prezantimit në fillim të aventurës së parë tek Chelsea.

Mirëpo, strategu portugez vazhdon të dëshmojë se është vërtet i tillë. Nuk e kemi fjalën për rezultatet e skuadrave të tij – tituj të shumtë ku do që punoi – por me sjelljen dhe veprimet e tij edhe jashtë fushës.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes derbi me Manchester Unitedin në dielën në Stamford Bridge, Mourinho u ndal duke reaguar me habi për prezencën e një gazetari në sallën e shtypit. Ai u ngrit dhe iu afrua duke e përshëndetur atë dhe pyetur: “A është gjithçka në rregull?”.

Sipas mediave britanike, gazetari në fjalë ishte i sëmurë nga kanceri, por u shërua nga sëmundja e rëndë dhe është rikthyer në punë. Mourinho nuk harron.