Mourinho: Vendimi i CAS për Cityn, vendim i turpshëm

Jose Mourinho e ka quajtur të turpshëm vendimin për të hequr ndalimin dy vjeçarë të Manchester Cityt për pjesëmarrje në garat evropiane për pretendimet se ka shkelur rregullat financiare.

Sport

14/07/2020 16:08

Manchester City ishin ndaluar të merrnin pjesë në garat evropiane të UEFA-s në muajin shkurt.

Por, te Manchester City ishin të shpejtë duke apeluar në CAS, për pafajësinë e tyre.

“Në këtë rast është një vendim i turpshëm sepse nëse City nuk janë fajtor, ata nuk do të ndëshkoheshin me 10 milionë euro”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Nëse nuk jeni fajtor, nuk duhet të gjobiteni. Nëse ata janë fajtorë, vendimi është gjithashtu i turpshëm dhe duhet t’ju ndalohet pjesëmarrja”.

“Nuk e di nëse Manchester City janë fajtor apo jo, por në çdo mënyrë, është një vendim i turpshëm”./Lajmi.net/