Mourinho, u kry

Jose Mourinho do të jetë menaxher i ri i Manchester Unitedit.

Sport

02/02/2016 09:36

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward ka zgjedhur Jose Mourinhon për menaxher të ri të ekipit.

Ai ka vendosur që të lirojë nga detyra Louis van Gaalin, pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Star”.

Kurse, në vend të tij do të mbërrijë Mourinho, trajner i lirë pas shkarkimit nga Chelsea, përcjell “Lajmi.net”.

Woodward është bindur për angazhimin e Mourinhos, pasi rivali i qytetit, Manchester City konfirmoi marrëveshjen me Pep Guardiolën.