Mourinho tregon një tjetër histori interesante me Balotellin

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho nuk ka hezituar të tregoj edhe një histori tjetër interesante me sulmuesin mjaft problematik, Mario Balotellin.

Sport

23/12/2014 10:56

Jose Mourinho ka qenë njëri ndër personat e parë që ka pasur punë me Balotellin. Portugezi kësaj radhe, ka treguar një tjetër histori interesante që ka pasur me sulmuesin aktual të Liverpoolit.

”Unë i kam thënë Balotellit se duhet të takohet me mua në zyrën time në ora 14:00. Ai kishte shkuar për të parë kualifikimet për Formula 1″, tha Mourinho.

”E thirra Marion dhe i tregova se duhej të ishte në zyrën time. Ai më tha se me ty mund të takohem çdo ditë, por kualifikimet e Formula 1 janë vetëm njëherë në vit në Itali”, tregoi trajneri portugez.

Mourinho edhe më herët kishte ndarë me mediat disa histori interesante me Balotellin derisa ishin te skuadra e Interit.