Mourinho transferon futbollistin nga Serie A për 35 milionë euro (FOTO)
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho kërkon një përforcim nga Serie A.

Merkato
Manchester United është favorit për transferimin e qendërmbrojtësit të Lazios, Stefan de Vrij, ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Il Messaggero”.
24-vjeçari ka zgjuar interesim nga shumë klube të njohura evropiane përfshirë Manchester City e Chelseas pas njoftimeve se dëshiron të largohet nga Lazio.
Kurse, menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho dëshiron t’i shtojë opsionet në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit dhe mund të paguajë 35 milionë euro për blerjen e De Vrij, përcjell “Lajmi.net”.
Lazio i ka ofruar atij kontratë të re por De Vrij vështirë se do ta vazhdojë, në pritje të ofertës nga një klub më i madh si Manchester United.