Mourinho ‘transferon’ Fabregasin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është optimist se ka siguruar mesfushorin e Barcelonës, Cesc Fabregas. Bashkë me të, Blues do të transferojnë edhe sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa.

Sport

10/06/2014 16:47

Jose Mourinho është optimist se ka siguruar transferimin e Cesc Fabregasit nga Barcelona si zëvendësues i Frank Lampardit në Chelsea, dhe shpreson të finalizojë marrëveshjen para ndeshjes së parë të Spanjës, kundër Holandës, në Kampionatin botëror të premten.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Mourinho është i bindur se Fabregas dhe sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa do të transferohen në Stamford Bridge gjatë verës, derisa menaxheri i Chelseas sjell përforcime për të paraqitur kandidaturë për titull në sezonin e ardhshëm.

Mourinho beson se me Fabregasin dhe Costan, Chelsea do të jetë e ‘armatosur’ si duhet për të fituar titullin e parë në Premierligë nga edicioni 2009-10.