Mourinho, tifoz i Realit

0:50 | 22 Prill 2014

Mourinho në konferencë

Jose Mourinho thotë se është ende tifoz i Real Madridit, edhe pse u largua nga klubi spanjoll vitin e kaluar. Trajneri i Chelseat insiston se u gëzohet sukseseve të Los Blancos, edhe pse më nuk është pjesë e këtij ekipi.

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë se mbetet tifoz i Real Madridit, përkundër largimit nga Santiago Bernabeu, verën e vitit të kaluar.

Fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve kishte arritur në Spanjë në vitin 2010, duke e fituar Copa del Rey në sezonin e parë me Los Blancos, ndërsa më pas e udhëhoqi klubin nga kryeqyteti spanjoll që ta fitonte titullin në La Liga, në sezonin e tij të dytë.

Kurse, sezoni i tretë për të ishte dështues, pasi nuk e fitoi asnjë trofe. Për këtë, 51 vjeçari u largua pasi në ekip u krijua përçarje.

Sidoqoftë, edhe pse nuk i pati punët mirë me disa lojtarë si Casillas, Ramos e Pepe, Mourinho insiston se mbetet fans i Realit.

“Në Spanjë, klubi im është Real Madridi dhe kur ata fitojnë kompeticione, kur unë nuk jam aty, jam i lumtur”, deklaroi trajneri portugez për konferencë për shtyp.