Mourinho ‘thumbon’ Unitedin: A ju kujtohet çfarë kam thënë 9 muaj më parë?

Sezoni i dobët i përfunduar i Manchester United ka rikthyer në skenë Jose Mourinhon.

Sport

15/05/2019 17:07

Portugezi që drejtoi Manchester United për dy sezone e gjysmë, vazhdon të shfaq kritika të mëdha në drejtim të drejtuesve të kësaj skuadre.

Manchester United, në dhjetor të vitit 2018 shkarkoi Jose Mourinhon, për t’ia besuar pozitën e trajnerit Ole Gunnar Solskajer.

Norvegjezi edhe pse e nisi mirë aventurën në ‘Old Trafford’, në ndeshjet e fundit përjetoi formë të dobët, duke mos mundur t’i mposht as Huddersfieldin dhe Cardiff Cityn, skuadra këto të rëna nga Premierliga.

“Kam thënë nëntë ose dhjetë muaj më parë se pas tetë titujve të fituar, përfundimi në vendin e dytë me Manchester United mund të jetë e arritura më e madhe”, ka deklaruar Jose Mourinho për L’Equipe, përcjell ‘lajmi.net’.

“Tani njerëzit mund ta kuptojnë këtë”./Lajmi.net/