lajmi.net

Mourinho sulmon Wengerin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho e ka filluar edicionin e ri në Premierligë duke sulmuar rivalin e tij nga Arsenal, Arsene Wenger dhe periudhën e gjatë që francezi e kaloi pa fituar titull me skuadrën e tij.

Sport

16/08/2014 10:44

Jose Mourinho e ka filluar sezonin e ri me një sulm ndaj rivalit të tij nga Arsenal, Arsene Wenger, duke mbrojtur paraqitjen e Chelseas në edicionin e shkuar.

I vetëshpalluri ‘Special One’ nuk ka fituar asnjë trofe në dy vitet e fundit edhe pse arriti dy herë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe hyri në treshe në Premierligë dhe La Ligë.

Por, ai ka pësuar rënie në dallim me rezultatet e jashtëzakonshme gjatë periudhës 2002-2012.  

Derisa Chelsea është në mesin e favoriteve për të fituar titullin në Premierligë, i pyetur nëse e ndjen veten nën presion, Mourinho tha: “Pse? Dikujt i nevojiten 10 vjet për të fituar diçka. Unë kam vetëm dy?”. 

Mourinho sulmon Wengerin

Pavarësisht triumfit të Arsenalit në FA Cup, menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho nuk e ka ndryshuar mendimin për homologun e tij, Arsene Wenger.

Sport

23/05/2014 15:08

Jose Mourinho e mbylli sezonin me Chelsean pa asnjë titull të fituar, ndërsa Arsene Wenger e udhëhoqi Arsenalin drejt triumfit në FA Cup.

Por, suksesi i francezit nuk e ndryshon mendimin e Mourinhos ndaj tij. Special One e kishte quajtur Wengerin “specialist për dështinme”.

Kurse, i intervistuar nga Channel Four, Mourinho ka treguar se nuk e ka ndërruar mendimin e tij për Wengerin.

“Një FA Cup në nëntë vjet, duhet të jetë një moment i mirë për ta”, u shpreh Mourinho për trofeun e parë të Arsenalit, nga viti 2005.

Ndryshe mendimi i tij për menaxherin e ri të Manchester Unitedit, Louis van Gaal.

“Kam biseduar me të në telefon, më ka telefonuar për të më njoftuar për marrëveshjen ende pa u zyrtarizuar. E di se e ka një shok që është i lumtur për ardhjen e tij në Premierligë”, u shpreh Mourinho. 

LM