Mourinho sulmon Spanjën

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka sulmuar Kombëtaren spanjolle për lëndimin e sulmuesit të tij, Diego Costas.

Sport

28/10/2014 12:43

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se Vicente Del Bosque është njeriu fajtor për lëndimin e Diego Costas.

“Virusi është mirë. Ishte e vështirë, ai shkoi në spital por kjo nuk e ndihmoi që të rikuperohet plotësisht. Ai të shtunën nuk mungoi për shkak të virusit, mirëpo për shkak të lëndimit”.

“Diego ka probleme me gjurin, pasi ai luajti dy ndeshje në tre ditë me Kombëtaren e Spanjës”, tha Mourinho për reporterët.

I pyetur nëse Costa është rikuperuar tani, ai tha: “Ai duhet të luajë përsëri për Kombëtaren gjatë nëntorit”.