Mourinho sulmon PSG-n

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho akuzoi futbollistët e Paris Saint-Germain për simulime dhe mashtrim, duke humbur minutat e fundit të ndeshjes.

Sport

12/03/2015 00:08

Jose Mourinho akuzoi futbollistët e Paris Saint-Germain për simulime dhe mashtrim, duke humbur minutat e fundit të ndeshjes. Chelsea barazoi 2:2 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

“Ata ishin agresiv, atë që në e quanim menquri në kontinentin tonë. Në Angli, nuk është e pranuar si menquri. Ata bënë çfarë bënë, pas golit të dytë nuk kishte më lojë. Simulime të lëndimeve, ata e ndalën lojën në tërësi”, u shpreh ai.

“Ne kishim disa paraqitje individuale dhe ato nuk mjaftuan pasi në anën kolektive ata ishin më të mirë se ne. Ata kanë arsye të festojnë dhe u kam thënë futbollistëve të mi se pas një ndeshje të keqe nuk i godas dyert, mundohem të jem i qetë dhe të analizoj”, theksoi ai.