Mourinho sqaron për herë të parë problemet e tij me Pogban

Paul Pogba po gëzon formë të mirë te Manchester United që pas ardhjes në krye të skuadrës së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Sport

05/03/2019 17:12

Mesfushori ka shënuar nëntë herë në 15 ndeshjet e fundit, dhe nga sezoni i ri do të jetë kapiten i Manchester United.

Por, francezi po kalon momente aspak të mira te Manchester United, derisa kjo skuadër po drejtohej nga Jose Mourinho.

Portugezi ka folur për herë të parë drejtpërdrejt për rastin Pogba, duke treguar pse nuk ka arritur të nxjerrë më të mirën nga 26 vjeçari.

“Unë mendoj se gjërat janë vendimtare dhe unë jam duke menduar për të gjitha këto gjëra në dy muajt e fundit që jam i papunë”, është përgjigjur Jose Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ju gjithmonë përpiqeni të gjeni zgjidhje për problemet, ka një problem që unë nuk kam mundur t’i jap zgjidhje e cila është se kur lojtari luan, ai e pëlqen trajnerin, kur nuk luan, nuk e pëlqen trajnerin”.

“Kjo është diçka themelore që ju përpiqeni ta kontrolloni, por kjo është natyra e të punuarit, dhe ajo natyrë nuk ndryshohet”.

“Kur luajnë (lojtarët), janë zgjedhja e parë, ata ju pëlqejnë shumë, nëse nuk luajnë, nuk ju pëlqejnë. Kjo është një gjë që nuk mund ta ndryshoni”./Lajmi.net/