Mourinho s’jam nën presion, refugjatët po

Jose Mourinho ka deklaruar se nuk ndjehet nën presion pas humbjes 3:1 nga Evertoni .

Sport

13/09/2015 09:47

Mourinho ka thënë se nuk e ndjen presionin ndërsa janë refugjatët ata të cilët ndodhen nën presion.

“Jo [nuk ndihem nën presion]. Mendoj se refugjatët janë nën presion të madh.”, ka thënë Mourinho.

“Është  kënaqësi dhe nder ta drejtoj Chelsean”, ka shtuar portugezi.

Ky është starti më i keq ndonjëherë i portugezit me klubet të cilat ai i ka drejtuar.