Mourinho se ka pritur golin nga korneri
Jose Mourinho nuk e ka pritur që Porto do të shënonte pikërisht nga korneri.

Sport
Mourinho ka thënë se i kanë shikuar disa herë videot e ekzekutimit të rivënieve nga këndi të Portos, por në fund morën gol pikërisht nga një korner.
“I kemi përsëritur qindra herë, videot e ekzekutimit të kornerëve nga Porto. Ne ishim plotësisht të gatshëm për këtë dhe në një moment, kur ndeshja është nën kontroll ne pranojmë gol, është qesharake”, ka thënë Mourinho.
Chelsea humbi 2:1 nga Porto në ‘Dragao’