Mourinho: Real e Barcelona duhet të dënohen

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se klube si Real Madrid, Barcelona e Bayern Munich duhet të dënohen, sepse përfitojnë nga rregullat e Fair-Playt Financiar.

Sport

01/05/2015 23:02

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho nuk e ka problem t’i krijojë vetes armiq të rinj.

Kësaj radhe ai ka kërkuar që klube të mëdha si Barcelona, Real Madrid e Bayern Munich të dënohen sepse përfitojnë nga rregullat e Fair-Playt Financiar.

“Klubet si Real Madrid, Barcelona ose Bayern Munich, që kanë numër më të madh tifozësh, dhe përfitojnë nga të hyrat më të mëdha nga marrëveshjet e ndryshme duhet të dënohen njësoj sikurse Manchester City”, deklaroi Mourinho.