Mourinho: Reagimi i Costas është normal

Jose Mourinho nuk e ka asnjë problem me Diego Costan.

Sport

29/11/2015 18:47

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho nuk ka probleme me Diego Costan dhe insiston se është normal reagimi i tij, transmeton Express.

Ai tha se Coasta është i privilegjuar në skuadër dhe është normale që një lojtar i kalibrit të tillë nuk luan.

“Costa ishte i privilegjuar sepse ai është lojtar i fundit që u la në stol. Unë kam lënë në stol Terryn, Ivanovicin, Cahill, Fabregas, Oscar, madje edhe Hazardin”, tha Mourinho gjatë konferencës për media

“Unë nuk pres që një lojtar i stolit të kërcejë dhe të këndojë, një lojtar i madh në stol nuk është i lumtur. Nëse ai kërkon të më lëndojë mua, kjo nuk ishte mënyra e duhur”.

Kujtojmë se Costa nuk ishte inkuadruar për asnjë minutë kundër Tottenhamit dhe kjo e kishte acaruar brazilianin, pasi kishte bërë edhe nxehje gjatë tërë kohës.