Mourinho po konsiderohet si zëvendësues i Pochettinos

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Paris Saint Germain.

Sport

04/06/2022 16:38

Mauricio Pochettino ka kontratë edhe një vit me PSG, por largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë.

Argjentinasi nuk ka arritur pritshmërinë që drejtuesit e klubit kanë pasur për të, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

Siç njofton ‘talkSPORT’ Mourinho po konsiderohet si zëvendësues i denjë i Pochettinos, përcjell lajmi.net.

‘The Special One’ ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e portugezit drejt ‘Parc des Princes’./Lajmi.net/