Mourinho përmend Hamilton në një batutë për Ligën e Evropës

Tottenhami fitoi me rezultatin 2-1 derbin e Londrës përballë Arsenalit dhe tani është më pranë objektivit për të siguruar një vend në Ligën e Evropës, ndonëse kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi, nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sport

14/07/2020 09:25

Trajneri i Spurs-ave Jose Mourinho, në një intervistë të dhënë për mediat angleze deklaroi se Liga e Evropës mbetet një objektiv për Tottenhamin, por pranoi se nuk është kompeticioni ku ai dhe futbollistët e tij duan të garojnë.

“Natyrisht që unë dhe futbollistët e mi duam të garojmë në Champions, por duke qenë se është e pamundur, do të luftojmë për një vend në Ligën e Evropës, që gjithsesi nuk është kompeticioni më i rëndësishëm në Europë”.

”Për dikë që ka fituar Ligën e Kampionëve, t’i thuash të luajë në LE është si t’i thuash Hamiltonit që të fitojë Formulën 2, gjithsesi është më mirë të marrësh pjesë, sesa të luash vetëm në kampionat”, deklaroi portugezi. /Lajmi.net/