Mourinho para rikthimit në ‘Meazza’: Duhet të mendoj si t’i kontrollojë emocionet
Sonte luhet ndeshja mes Inter dhe Roma.

Sport
Interi pret Romën në kuadër të Kupës së Italisë, dhe vëmendja është tashmë te Jose Mourinho, i cili do të rikthehet në ‘Giuseppe Meazza’.
Mourinho ka ripotencuar se Inter gjithmonë do të zë vend të rëndësishëm në zemrën e tij dhe thotë se duhet të kontrollojë emocionet e tij sot.
“Unë duhet të mendoj se si t’i kontrolloj emocionet e mia, sepse Inter do të jetë gjithmonë pak i imi”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.
Inter kaloi dy vite tek Inter, duke fituar tripletën në vitin 2010 dhe sipas raportimeve, ai nuk është i lumtur të kthehet në ‘Meazza’ kaq herët këtë sezon./ Lajmi.net/