Mourinho: Nuk jam ‘armik’ i Man Utd

Jose Mourinho ka thënë se ai nuk është një ‘zuzar’ dhe nuk është ‘armik’ i Manchester United, teksa përgatitet të kthehet në ‘Old Trafford’ me Tottenham për herë të parë që kur u shkarkua nga ‘Djajtë e Kuq’, në dhjetor të vitit 2018.

Sport

03/12/2019 20:15

Portugezi ka kaluar dy vite aspak të lehta te Manchester United, para largimit në dhjetor.

12 muaj pas, Mourinho do të rikthehet në ‘Old Trafford’, tani si trajner i Tottenham, duke tentuar të mposht Manchester Unitedin.

“Unë nuk jam një zuzar, nuk jam një armik”, ka deklaruar Mourinho fillimisht, teksa ka folur për rikthimin në ‘Old Trafford’.

“Jam trajneri që ka provuar të fitojë te Manchester United. Solskjaer është personi që po provon dhe dëshiron të fitojë ndeshje për Manchester United sigurisht, ata do ta mbështesin atë dhe jo mua”.

“Ndjehem mirë, më pëlqen të luaj ndeshje të mëdha. Më pëlqen të luaj kundër ekipeve më të mirë dhe të rikthehem në vendin ku isha i lumtur”.

“Kam raporte të mira me tifozët e Manchester United./Lajmi.net/