Mourinho nuk është i befasuar nga Fabregas

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se forma e mirë e Cesc Fabregas nuk e ka befasuar atë, pasi ai e ka pritur një gjë të tillë.

Sport

05/09/2014 00:21

Fabregas erdhi në Chelsea gjatë kësaj vere nga Barcelona dhe e ka filluar mjaft mirë karierën e tij te Blutë e Londrës, duke qenë njëri ndër lojtërët kryesor i kësaj skuadre në fillim të sezonit të ri.

“Ai nuk ka nevojë të adaptohet. Kjo është një ligë të cilën ai e njeh mirë, pasi ka luajtur për vite të tëra me skuadrën e Arsenalit”.

“Kur ai erdhi në Chelsea ishte shumë i lumtur që i’u mundësia përsëri rikthimi në Premier Ligës”.

“Kur një lojtar është i lumtur, ai nuk merr presione, ai di se trajneri ka besim në të. Ai ndihet i rëndësishëm – forma e tij nuk më befason mua”,tha Mourinho për Sport.