Mourinho: Njerëzit kënaqen me vuajtjen time

Jose Mourinho, ka deklaruar se njerëzit po kënaqen teksa po e shohin atë duke vuajtur, pas humbjes që Chelsea e pësoi nga Everton.

Sport

13/09/2015 18:16

Mourinho është duke e përjetuar fillimin më të keq të kampionatit ndonjëherë me ndonjë skuadër, ndërsa portugezi ka deklaruar se njerëzit po e shijojnë vuajten e tij.

“E di që disa njerëz janë të lumtur që më në fund pas shumë vitesh më gjejnë në një situatë si kjo, kështu që në rregull, le të kënaqen. Por, unë do të kënaqem me ditën time (të dielën) përësri, duke punuar shumë si zakonisht dhe me menimin se mund të fitojmë të mërkurën”, ka thënë Mourinho.

Pas startit të dobët me Chelsea vendi i portugezit është duke u lëkundur.