Mourinho ngacmon Realin

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në La Ligë, Jose Mourinho nuk ka hezituar të ngacmojë Real Madridin. Los Blancos u mposhtën 4:3 nga Barcelona në El Clasico të dielën e shkuar, kurse të mërkurën u gjunjëzuan sërish duke humbur 2:1 në udhëtim te Sevilla. Kështu, skuadra e Carlo Ancelottit ra në pozitën e tretë në…

Sport

27/03/2014 18:07

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në La Ligë, Jose Mourinho nuk ka hezituar të ngacmojë Real Madridin.

Los Blancos u mposhtën 4:3 nga Barcelona në El Clasico të dielën e shkuar, kurse të mërkurën u gjunjëzuan sërish duke humbur 2:1 në udhëtim te Sevilla.

Kështu, skuadra e Carlo Ancelottit ra në pozitën e tretë në La Ligë, tri pikë prapa liderit Atletico Madrid, dhe një më pak se Barcelona.

Interesant, Mourinho menjëherë është shprehur i befasuar me rezultatet e fundit të ish skuadrës së tij. “Pak sa jam i befasuar. Kam pritur që Reali të ishte më lart në renditje, të ketë epërsi më të madhe sepse Barcelona gjatë këtij edicioni ka humbur më shumë pikë për dallim nga tri sezonet e kaluara”, deklaroi Mourinho për Eurosport.

Ai e krahasoi kualitetin e Premierligës me La Ligën.

“Në Angli janë katër skuadra në garë për titull, kurse në Spanjë kemi tri skuadra me dallim të vogël. La Liga shpeshherë është konsideruar si garë mes dy ekipeve. Tani ka dalë edhe i treti që është gjë e mirë”.