Mourinho: Nëse Klopp e humb finalen…

Jose Mourinho ka thënë se do të ishte një moment i vështirë për Jurgen Klopp nëse humb një tjetër finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/05/2019 10:35

Liverpool më 1 qershor, do të kërkojë titullin e Ligës së Kampionëve, ku në ‘Wanda Metropolitano’ takohet me Tottenham.

Trajneri Jurgen Klopp gjatë karrierës së tij ka humbur dy finale të Ligës së Kampionëve, një me Liverpoolin sezonin e kaluar dhe një me Borussia Dortmundin në vitin 2013, ku u mposhtën nga Bayern Munich.

“Nëse Jurgen fiton, kjo është një arritje e pabesueshme për të”, ka thënë Mourinho për ‘Sky Sports’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nëse Jurgen nuk fiton, ju e dini… të humbni tri finale të Ligës së Kampionëve…oh, duhet të jetë më të vërtetë, më të vërtetë e vështirë, por ai është një djalë shumë pozitiv, jam i sigurt se ai është duke menduar rreth fitores”./Lajmi.net/