Mourinho në Serie A?

Jose Mourinho është i gatshëm të rikthehet në Inter në rast se shkarkohet nga posti i menaxherit në Chelsea.

Sport

27/10/2015 08:53

Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet nga posti i menaxherit në Chelsea, pas rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni.

Kurse, sipas të përditshmes britanike “The Independent”, ai është i gatshëm të rikthehet tek ish skuadra e tij, Inter, edhe pse Roberto Mancini nuk është në diskutim.

Por, një tjetër klub ku mund të përfundojë Mourinho është Paris Saint-Germain.