Mourinho në Man Utd

Jose Mourinho është afër nënshkrimit të kontratës në postin e menaxherit në Manchester United.

Merkato

04/02/2016 08:56

Jose Mourinho do të jetë menaxher i ri i Manchester Unitedit.

Trajneri portugez, i lirë pas shkarkimit nga Chelsea, do të jetë pasardhës i Louis van Gaal, ka bërë të ditur “Sky Sport Italia”, përcjell “Lajmi.net”.

Mourinho do ta vazhdojë rivalitetin e tij me Pep Guardiolën, i cili nga edicioni i ardhshëm do të jetë menaxher i rivalit të qytetit, Manchester City.