Mourinho: Ndeshje e madhe ndaj Atleticos

Jose Mourinho e konsideron ekip të mirë, kundërshtarin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid. Sipas trajnerit të Chelseat, ndeshja me klubin spanjoll do të jetë një përballje e madhe.

Sport

21/04/2014 22:44

Jose Mourinho e konsideron si ndeshje të madhe, ballafaqimin ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të martën mbrëma.

Blues kanë arritur në Madrid dhe janë të gatshëm për t’u përballue me ‘Los Colchoneros’, në kërkim të finales së Lisbonës.

“Është një gjysmëfinale dhe për këtë është mbushur salla e konferencës. Është një ndeshje në të cilën e gjithë bota do të donte të luante”, deklaroi fillimisht menaxheri i Chelseat.

“Asnjë ekip nuk luan në gjysmëfinale të Champion nëse nuk e ka një skuadër të mirë dhe këtu nuk ka diçka të pazakontë. Atletico ka një ekip të mirë, por nuk jam i përgatitur të flas për Atleticon. Për këtë do të flas me lojtarët e mi”, përfundoi ‘Special One’.