Mourinho: Mos më vërshëlleni për zëvendësimin e Willian
Jose Mourinho, ka shpjeguar pse e kishte zëvendësuar Willianin në pjesën e dytë, gjë që ishte përcjellur me vërshëllima nga tifozët.

Sport
Mourinho ka treguar se braziliani ishte i sëmurë dhe villte në pushimin mes pjesëve, prandaj ka kërkuar që të mos kritikohet nga tifozët për këtë veprim.
“Tifozët e vërshëllyen vendimin për zëvendësimin e Willianit sot dhe unë do të veproja njësoj, sikur mos t’a dija që Willian ishte i sëmurë dhe kishte vjellur mes pjesëve”, tha portugezi.
“Doktori tha se do të ishte e vështirë për të që të vazhdonte. Ata vërshëllejnë në një moment kur nuk e dijnë çfarë po ndodhë”, theksoi Mourinho.