Mourinho: Messi më i miri? Absolutisht JO
Jose Mourinho e ka përshkruar Lionel Messin si lojtar fantastik, por nuk mendon se ylli argjentinas është futbollisti më i mirë në histori të futbollit.

Sport
Jose Mourinho ka fjalë të mira për Lionel Messin, por nuk mendon se ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit.
Viteve të fundit, “Pleshti” po krahasohet me legjendat Pele e Maradona, ndërsa shumë njerëz thonë se argjentinasit i nevojitet vetëm edhe Botërori, për t’u konsideruar lojtari më i mirë i të gjitha kohëve.
“Mendoj se ai është lojtar fantastik. Ai nuk ka nevojë ta fitojë Botërorin, për t’u konsideruar lojtar fantastik”, deklaroi fillimisht “Special One”.
“Ai nuk ka nevojë ta fitojë Botërorin, për t’u konsideruar lojtar historik i kësaj dekade. Por, për mua, ai nuk është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve”, përfundoi trajneri i Chelseat.