Mourinho, më i miri
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është shpallur trajneri më i mirë i shekullit nga Federata e Futbollit të Portugalisë.
Sport
Jose Mourinho është shpallur trajneri më i mirë i shekullit nga Federata e Futbollit të Portugalisë.
Menaxheri i Chelseas doli fitues në garë me Artur Jorde, Manuel Jose, dhe Jose Maria Pedroto. Fituesi u përzgjodh nga votat e tifozëve, nëpërmjet faqes zyrtare të Federatës.
Kjo është një tjetër mirënjohje e rëndësishme për Mourinhon, një prej trajnerëve më të mirë në botë i cili deri më tani gjatë karrierës së tij ka shijuar suksese të jashtëzakonshme nën drejtimin e Portos, Chelseas, Interit dhe Real Madridit.