Mourinho me deklaratë të papritur për Borussia Dortmundin

Jose Mourinho ka shprehur admirimin e tij për Bundesligën, ndërsa ka shtuar se admiron Borussia Dortmundin për mënyrën se si ata operojnë si klub.

Sport

10/04/2019 16:17

Trajneri portugez është aktualisht pa skuadër që nga shkarkimi nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018, pas një serie jo të mirë të rezultateve në Premierligë.

56 vjeçari beson se ai ende e meriton të jetë trajner i niveleve të larta, teksa ka zbuluar se deri më tani ka refuzuar deri në tri apo katër skuadra.

“Unë e admiroj punën e Borussia Dortmundit”, ka deklaruar Jose Mourinho për Sport Bild, përcjell ‘lajmi.net’.

“Zotëri Watzke më besoi mjaftueshëm për të kërkuar mendimin tim për lojtar dhe trajner që unë i njoh mirë, isha i nderuar,  i kam dhënë atij vlerësimin më të mirë të mundshëm”.

“Që atëherë, Watzke dhe Mourinho kanë pasur respekt për njëri – tjetrin”./Lajmi.net/