Mourinho: Mbappe më i vlefshëm sesa Messi dhe Ronaldo

Jose Mourinho beson se mosha dhe aftësitë e ‘pabesueshme’ e bëjnë Kylian Mbappen lojtar më të vlefshëm sesa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sport

19/03/2019 08:21

Ylli i PSG-së, ka arritur të fitojë Kupën e Botës me Francën, dy tituj të Ligue 1 dhe është renditur i katërti në garën për Topin e Artë, dhe gjitha këto i ka arritur para ditëlindjes së 21-të.

“Për një lojtar si Mbappe, kur flisni për të ardhmen, nuk keni nevojë të tregoni se si do të jetë ai në pesë vite, 10 vite”, ka deklaruar Jose Mourinho për ‘Bein Sport’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Vetëm fokusohuni tani. Ai është absolutisht i jashtëzakonshëm”.

“Duke shkuar në moshën e tij, dhe duke pasur parasysh moshën e Cristianos, Messit, mbi 30-të, Neymar është 27…kur shkoni në nivelin e tregut edhe mosha është gjithashtu një faktor. Mendoj se ai është lojtari më i vlefshëm në botë”.

“Në një transferim hipotetik, ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani”.

“Për cilësitë që ka, ai është i pabesueshëm, një fjalë e mjaftueshme, do të thotë gjithçka”./Lajmi.net/