Mourinho: Man City nuk e meriton titullin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka theksuar se rivali Manchester City nuk e meriton titullin e kampionit në Premierligë sepse dënuar për shkelje të rregullave të Fair-Playt Financiar.

Sport

07/02/2015 09:12

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka theksuar se rivali Manchester City nuk e meriton titullin e kampionit në Premierligë për faktin se është dënuar për shkelje të rregullave të Fair-Playt Financiar.

Strategu portugez tani ka gjetur një arsye të re për të sulmuar kampionin në fuqi.

“Nuk mendoj se një skuadër mund të jetë kampion nëse është dënuar”, deklaroi Mourinho për të përditshmen britanike “The Guardian”.

“Ka ndodhur në të kaluarën, sepse ju nuk i keni respektuar rregullat”, u shpreh ai. Manchester City është rivali kryesor i Chelseas në luftë për titull të kampionit në Premierligë, gjatë këtij sezoni.