Mourinho lëshon tjetër sulm në drejtim të Wengerit

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka lansuar një tjetër sulm në drejtim të lojtarit të Arsenalit, Arsene Wenger.

Sport

15/08/2015 23:56

Mourinho ka lansuar një tjetër sulm në drejtim të Arsene Wengerit.

Ai në media është pyetur nëse ka mbetur i befasuar që Pellegrini nuk është shkarkuar nga Manchester City edhe pse ata kishin një sezon të dështuar.

Dhe, Mourinho u përgjigj kështu: “Pse? Disa skuadra tjera janë duke dështuar qe 15 vite dhe menaxheri është i njëjtë”, tha portugezi, duke i’u referuar kështu Wengerit i cili nuk ka fituar ndonjë titull të rëndësishme tashmë e shumë vite.