Mourinho lavdëron Januzajn

Adnan Januzaj është talent aq i madh dhe djalë i pjekur, saqë me siguri bëhet fjalë për ndonjë gabim në certifikatën e tij të lindjes. Për këtë garanton Jose Mourinho. Menaxheri i Chelseas ka lavdëruar yllin kosovar të Manchester Unitedit para ballafaqimit të skuadrave në Stamford Bridge të dielën. “Ai nuk është 18 vjeç. Është…

Sport

18/01/2014 23:56

Adnan Januzaj është talent aq i madh dhe djalë i pjekur, saqë me siguri bëhet fjalë për ndonjë gabim në certifikatën e tij të lindjes. Për këtë garanton Jose Mourinho.

Menaxheri i Chelseas ka lavdëruar yllin kosovar të Manchester Unitedit para ballafaqimit të skuadrave në Stamford Bridge të dielën.

“Ai nuk është 18 vjeç. Është 25 vjeç. Duhet të ketë ndonjë gabim në certifikatën e tij të lindjes”, deklaroi me shaka Jose Mourinho.

“Ai duket aq i pjekur, shumë rehat në fushë, futbollist fantastik. Ai ka kushte të mrekullueshme të kalojë një karrierë të gjatë në United”.

“Nuk e njoh personalisht djaloshin, por ai duket se i ka të gjitha”, shtoi Special One.

Talent i madh, Adnan Januzaj

 

Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar të Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni, i pari për të me ekipin senior.

Ai iu bashkua gjigantit nga Old Trafford si 16 vjeç më 2011, por shumë shpejt ka arritur të bëhet futbollist kyç te kampioni i Premierligës.