Mourinho lavdëron Bale: Tani, ai është më i mirë se kurrë

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho insiston se sulmuesi Gareth Bale është më i mirë se kurrë dhe tani çdo trajner e do në skuadër pas paraqitjes së mrekullueshme ndaj Burnley.

Sport

28/02/2021 23:21

Uellsiani realizoi dy herë dhe asistoi në fitoren prej 4 – 0, shkruan lajmi.net.

Mourinho, që i ka dhënë minutazh shumë të ulët lojtarit këtë edicion, thotë se Bale asnjëherë nuk ka pasur formë më të mirë.

“Ndonjëherë njerëzit shkruajnë dhe ndonjëherë imagjinojnë tregime, por e vërteta është se nuk është asnjë trajner në botë që nuk e luan Gareth Bale, nëse Gareth Bale është në formë shumë të mirë”.

“Nuk ka asnjë, por tani është më i mirë se kurrë”.

“Nuk flas vetëm për dy golat e shënuara, por paraqitja fizike. Nuk është i vjetër. Ka pasur ngritje dhe zbritje në shpejtësinë e tij në aksione”.

“Edhe në vendin që luan, ndonjëherë jashtë, ndonjëherë brenda. Luajti mirë dhe forma e tij është shumë e mirë”.

“Jam i lumtur për skuadrën sepse ai ndihmoi skuadrën të fitojë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jam i lumtur për të”, përfundoi ai.

Bale në paraqitjen ndaj Burnley, pati 57 prekje të topit, katër prej tyre në zonë. Kompletoi 33 nga 42 pasime. Një shans e krijuar, asistoi për Kane. tre gjuajtje, dy në portë që ishin golat./Lajmi.net/