Mourinho kritikon lojtarët: Luajnë Fortnite gjithë natën, është një marrëzi

Jose Mourinho e ka nisur mirë aventurën e tij tek Roma.

Sport

31/07/2021 08:51

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka kritikuar lojtarët e tyre për disiplinën e tyre, transmeton lajmi.net.

Portugezi kishte deklaruar se atij nuk po i pëlqen fakti që lojtarët po luajnë Fortnite dhe po vijnë në stërvitje të lodhur në mëngjes, në fakt këtë fenomen e quajti marrëzi.

“Është një marrëzi, lojtarët rrinë zgjuar gjithë natën duke e luajtur atë lojë të mallkuar. Dhe ndoshta pas një dite kanë për të zhvilluar ndeshje”, tha Mourinho./Lajmi.net/