Mourinho krahason Osimhen me Drogban

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka bërë një krahasim në mes Victor Osimhen dhe Didier Drogba. Osimhen mbrëmë shkëlqeu në fitoren e Napolit ndaj Romës (2:1), duke shënuar një gol të bukur ndaj tyre. Pas ndeshjes trajneri i ‘Giallorossi’ ka krahasuar Osimhen me legjendën e Chelsea, Drogba, por sipas ‘Special One’ ai nuk stimulonte. “Ai…

Sport

30/01/2023 19:05

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka bërë një krahasim në mes Victor Osimhen dhe Didier Drogba.

Osimhen mbrëmë shkëlqeu në fitoren e Napolit ndaj Romës (2:1), duke shënuar një gol të bukur ndaj tyre.

Pas ndeshjes trajneri i ‘Giallorossi’ ka krahasuar Osimhen me legjendën e Chelsea, Drogba, por sipas ‘Special One’ ai nuk stimulonte.

“Ai është i të njëjtit nivel me Drogba, por Didier nuk stimulonte. Nëse Victor ndryshon, atëherë OK. Do ta blija nëse do të isha në një klub me shumë para. Megjithatë, nëse ai shkon në Angli një ditë, ai duhet të ndryshojë, sepse në Itali ata e durojnë këtë lloj sjelljeje, ndërsa në Premier League, ata do ta ulnin ashpër atë.”

Portugezi shtoi për atë që i tha sulmuesit pas takimit në Napoli:

“I thashë që ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe duhet të ndalojë aq shumë stimulimet. Goli i tij ishte fantastik, ai bëri të njëjtën gjë kur u takuam në fillim të këtij sezoni, kështu që ai është një lojtar fantastik”, përfundoi trajneri.

Kujtojmë që Osimhen po tregon formë të lartë këtë sezon, nga 20 ndeshje në total sa ka zhvilluar në të gjitha garat ka shënuar 15 gola./Lajmi.net/