lajmi.net

Mourinho kërkon Modricin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i është bashkuar Manchester Unitedin në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e yllit të Real Madridit, Luka Modric.

Sport

23/01/2015 10:56

Përveç Manchester Unitedit, edhe një gjigant tjetër i Premierligës, Chelsea, është i interesuar për transferimin e yllit të Real Madridit, Luka Modric.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, Jose Mourinho i ka vënë syrin 30-vjeçarit kroat – aktualisht në rikuperim nga një lëndim i rëndë – me të cilin punoi gjatë kohës sa ishte në drejtim të gjigantit madrilen.

Mirëpo, në verën e vitit të kaluar, Modric e vazhdoi kontratën e tij me Real Madridin deri më 2018 dhe vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesorë të Los Blancos. Andaj, largimi i tij nga Santiago Bernabeu nuk do të jetë aspak i lehtë. 

Mourinho kërkon Modricin

Jose Mourinho vazhdon të jetë i interesuar për Real Madridin. Tifozët e Chelseas nuk duhet të brengosen. Special One nuk dëshiron të rikthehet në Santiago Bernabeu, mirëpo ka kthyer vëmendjen tek ish skuadra e tij sepse atje ka një objektiv për transferim gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas mediave spanjolle, Mourinho është i interesuar për…

Sport

11/04/2014 19:32

Jose Mourinho vazhdon të jetë i interesuar për Real Madridin. Tifozët e Chelseas nuk duhet të brengosen.

Special One nuk dëshiron të rikthehet në Santiago Bernabeu, mirëpo ka kthyer vëmendjen tek ish skuadra e tij sepse atje ka një objektiv për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas mediave spanjolle, Mourinho është i interesuar për angazhimin e mesfushorit kroat Luka Modric, një prej futbollistëve më të vyeshëm të tij gjatë periudhës sa ishte në drejtim të Los Blancos.

Madje, strategu portugez është i gatshëm që të ofrojë shkëmbimin me mesfushorin brazilian Oscar, në mënyrë që sërish të ketë Modricin nën urdhrat e tij.

LM