Mourinho: Këmbët e Hazardit vlejnë nga 140 milionë euro

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka paralajmëruar Real Madridit, duke i thënë se vetëm një këmbë e Hazardit vlen 140 milionë euro.

Sport

26/04/2015 09:40

Mourinho ka thënë se vetëm një këmbë e Hazardit vlen 140 milionë euro, ndërsa dy këmbët kapin shumën e 280 milionë eurove.

Kur Mourinho është pyetur nga gazetarët se sa kushton Hazardi, ai tha: “140 milionë euro për një këmbë, sepse ai është shumë i ri”.

“Nëse Reali e do atë, atëherë unë do të isha njeriu i parë që do e dija për shkak të marrëdhënies me presidentin. Unë i besoj ata në mënyrë të kompletuar”.

“Nëse ata e duan atë, ata do më marrin në telefon dhe do të më tregojnë”, përfundoi Mourinho.