Mourinho jep sinjale se Bale mund të aktivizohet ndaj West Ham

Gareth Bale mund të bëjë ‘debutimin e dytë’ me Tottenham Hotspur gjatë këtij vikendi.

Sport

16/10/2020 23:26

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho ka folur lidhur me transferimin më të bujshëm të Spurs, Gareth Bale.

‘Special One’ ka bërë të ditur se anësori uellsian mund të luajë këtë vikend kundër West Ham United.

“Sigurisht, ai dëshiron të luajë. Ai donte të luante që nga dita kur erdhi këtu, por nuk ishte e mundur”, tha Mourinho në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund t’iu them nëse do të luajë ose jo. Mund t’iu them se po punon mirë. Po punon ashtu siç nuk mund të punonte më parë”, ka shtuar portugezi.

“Nëse luan të dielën dhe në mesjavë nuk kemi vendosur akoma”, ishin fjalët e ‘Special One’.

Gareth Bale erdhi te Tottenham Hotspur në formë huazimi, nga skuadra e Real Madrid. /Lajmi.net/