Mourinho jep një deklaratë në stilin e tij, pas pytjes irrituese të gazetarit

Jose Mourinho ka treguar edhe një herë pse është ‘’Special One’’, gjatë një interviste të dhënë pas ndeshjes kundër Red Bull Leipzig, në kuadër fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/02/2020 17:09

Tottenhami humbi 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Londër, lojë e cila i ka zbehur dukshëm gjasat e saja për kalim në çerekfinale, transmeton lajmi.net.

Pyetja e gazetarit se kur do ta shohin ‘Tottenhamin e vërtetë’, duket se e irritoi portugezin, për rrjedhojë u përgjigj: ‘’Çka nënkupton me Tottenhamin e vërtetë? Të lutem! Ne duhet t’u qëndrojmë besnikë djemëve pasiqë dhanë gjithçka nga vetja e tyre. Sa stërvitje i ka Lamela pas lëndimit? Zero! Ai u kthye drejt në lojë, duhet të kemi konsideratë’’, u shpreh 52-vjeçari.

Spurs momentalisht janë pa dy yjet e tyrë kryesorë, Harry Kane dhe Heung-min Son, të cilët vuajnë nga lëndimet.

Mungesat në sulm e vërenë qartë edhe mbrëmë pasiqë mungoi konkretizimi në disa raste të pastra për gol.

Ndeshja e ardhshme për skuadrën londineze do të jetë deri lokal kundër Chelseat në fundjavë, në kuadër të Premierligës. /Lajmi.net/