Mourinho: Jam trajneri më i mirë në botë

Jose Mourinho nuk ka nguruar të thotë se është trajneri më i mirë në botë edhe pse skuadra e tij u eliminua ngs PSG në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/03/2015 10:00

Jose Mourinho është nervozuar me mediat dhe gazetarët duke shpërthyer në drejtim të tyre. Ai gjithashtu ka thënë se është trajneri më i mirë në botë.

“Njerëzit po brengosen shumë për mua. Ata nuk e dinë se cila është lumturia ime. Lumturia ime, mbi të gjitha është kur unë e krahasoj vetën me disa trajnerë tjerë. Dhe, unë shoh vetëm disa të tillë që janë si unë në termin e suksesit”.

“Ajo që më bën të ndihem special është se unë jam përpara të gjithëve. Ju mendoni se unë brengosem me disa gjëra që lexoj në media”.

“A mendoni se brengosem? Nuk brengosem dhe nuk më interesojnë”, tha Mourinho në konferencë për shtyp për reporterët.