Mourinho: Ja çfarë iu thash lojtarëve të Interit para ndeshjes me Barcën në vitin 2010

Jose Mourinho është rikthyer të flas për kohën e kaluar te Inter.

Sport

24/04/2019 17:56

Trajneri portugez pikërisht te Inter, ka shënuar ndoshta sukseset më të mëdha në karrierë, duke e fituar Ligën e Kampionëve, për të cilën gjë skuadra italiane po priste për 45 vite.

Në sezonin 2009/2010, Mourinho dhe Inter kishin arritur gjëra të pabesueshme, duke arritur të fitojnë tripletën, me një gjeneratë që konsiderohej si e artë nga tifozët zikaltër.

Një nga ndeshjet kryesore të atij sezoni, ishte ndeshja e kthimit gjysmëfinale kundër Barcelonës në ‘Camp Nou’.

Inter kishte arritur fitore 3:1 në ndeshjen e parë në ‘San Siro’, dhe kishte nevojë për pak fat dhe rezultat pozitiv për të kaluar në finalen që do të organizohej në Madrid.

Kur kanë kaluar nëntë vite nga ajo përballje, Mourinho ka zbuluar se çfarë u ka thënë lojtarëve të Inter para ndeshjes kundër Barcelonës, atë natë të paharruar futbolli në ‘Camp Nou’.

“Po, ishte diçka që doli nga zemra, sepse kur fitova Ligën e Kampionëve për herë të parë, djali im nuk kishte ardhur akoma në këtë jetë, por ai më tha se dëshiron këtë trofe për t’u kujtuar gjithmonë”, zbulon Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kam folur me lojtarët për këtë, kam folur për fëmijët e të gjithëve, ju thash se për shumë nga ju kjo është mundësia e fundit për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Ne së bashku e krijuam atë ndjenjën se mund të qëndrojmë pesë orë në Camp Nou dhe Barcelona kurrë nuk do të fitonte”./Lajmi.net/