Mourinho i vërtetë

Jose Mourinho është kthyer vërtet në Stamford Bridge. Derisa Special One u ndëshkua me karton të kuq të shtunën në fitoren e thellë të Chelseas ndaj Cardiff Cityt me rezultat 4-1, ata që e njohin thonë se Mourinho ka rishfaqur shkëlqimin e tij, për të cilin identifikohej gjatë aventurës së parë në drejtim të ekipit.…

Sport

21/10/2013 12:30

Jose Mourinho është kthyer vërtet në Stamford Bridge. Derisa Special One u ndëshkua me karton të kuq të shtunën në fitoren e thellë të Chelseas ndaj Cardiff Cityt me rezultat 4-1, ata që e njohin thonë se Mourinho ka rishfaqur shkëlqimin e tij, për të cilin identifikohej gjatë aventurës së parë në drejtim të ekipit.

Kundërshtimet e tij në drejtim të futbollistëve të tij, taktikës negative të Cardiffit, asistentit Steve Holland dhe në fund gjyqtarit Anthony Taylor, u përcollën me largimin e tij të parë nga bankina, prej rikthimit në klub gjatë verës.

Ryan Bertrand, anëtar i ekipit të rinjve kur Mourinho u largua nga Chelsea më 2007, deklaroi: “Kur ai ishte më herët këtu, ajo që dëgjuam ne në ekipin e të rinjve është se ai asnjëherë nuk mendon për humbje. Ky mentalitet është instaluar edhe tek ne tani, në stërvitje, në përgatitje, vëmendje për çdo detaj, vetëbesimi për të hyrë në fushë dhe kërkuar fitoren”.

“Dhe, është mirë të shohim këtë pasion nga menaxheri, kjo e inspiron ekipin. Nëse shikonit rreth tij ai e kishte komplet ekipin pas vetes, tifozët po ashtu, ishte përkrahje e madhe”, përfundoi Bertrand.