Mourinho i përgjigjet Toures

Chelsea nuk mund të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. Kështu thotë Jose Mourinho, menaxheri i gjigantit londinez. “Kemi një grup të vogël, jemi 20 futbollistë, pa Matic e Salah që nuk kanë të drejtë të luajnë në Evropë që mbërrijnë në 18. Pastaj është Van Ginkel, mund të luajmë me 17 futbollistë, andaj nuk…

Sport

14/03/2014 15:50

Chelsea nuk mund të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. Kështu thotë Jose Mourinho, menaxheri i gjigantit londinez.

“Kemi një grup të vogël, jemi 20 futbollistë, pa Matic e Salah që nuk kanë të drejtë të luajnë në Evropë që mbërrijnë në 18. Pastaj është Van Ginkel, mund të luajmë me 17 futbollistë, andaj nuk kemi organikë të madhe as si numër e as në aspektin e përvojës”, deklaroi ai.

“Për të fituar Premierligën duhet të fitojmë nëntë ndeshje dhe të shpresojmë që City nuk e bën të njëjtën gjë, kurse për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtim Galatasarayn e pastaj edhe ekipet tjera. Dhe, e kam fjalën për skuadrat më të mira në botë. Besoj se është e vështirë të fitojmë të dyja garat”.

Mourinho i përgjigjet Yaya Toures: “Ku është mungesa e respektit tek deklarata se Arsenal dhe Manchester City mund të fitojnë kundër Bayern Munichut dhe Barcelonës? Nëse kjo për të është mungesë e respektit, atëherë ky term ka një kuptim të quditshëm”.