Mourinho i përgjigjet ashpër Ozilit: Kush tha se Tottenhami e do në skuadër

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho i është përgjigjur ashpër mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozilit.

Sport

12/01/2021 14:37

Gjermani ishte pyetur se cilën do zgjidhte mes pensionimit ose transferimit të Tottenhami dhe tha se pamenduar do preferonte pensionimin, përcjellë lajmi.net.

Kurse, në konferencë për media, tekniku portugez reagoi ashpër duke thënë se askush nuk do ta ftojë Ozilin të Spurs.

“Kush i tha se Tottenhami është i interesuar për të”, ishte përgjigja epike e Mourinhos.

Ozil dhe Mourinho kanë pasur probleme që nga koha kur punuan së bashku të Real Madridi./Lajmi.net/